Me kërkesë të ambasadorit të RSH-së, në Tokio, z.Gjergj Teneqexhiu u zhvillua një takim virtual me Presidentin e JATA (JAPAN ASSOCIATION OF TRAVEL AGENTS) z.Tadashi Shimura dhe z.Hiroshi Sawabe Drejtor Ekzekutiv i Zyrës Ndërkombëtare të Turizmit të JATA. Ambasadori informoi bashkëbiseduesit se Shqipëria nuk është më në zonën e kuqe të Covid-19 në hartën botërore për situatën e pandemisë. Z.Teneqexhiu i kërkoi JATA që të orientojnë operatorët turistik japonez për Shqipërinë si një destinacion të lirë nga Covid-19.