Ambasadori i RSH-së në Tokio, z.Gjergj Teneqexhiu priti në zyrën e tij z.Shigeru Ishige, Anëtar i Selisë së Asamblesë Metropolitane në Tokio për Promovimin e Lojërave Olimpike dhe Paralimpike .
Bashkëbiseduesit shkëmbyen opinionet e tyre lidhur me Lojërat Olimpike 2020 dhe Lojërat Paralimpike të cilat do të mbahen në Tokio. Ambasadori informoi z.Ishige rreth reformave të ndërmarra në vendin tonë dhe ecurinë e procesit të integrimit në BE.
Z.Ishige u interesua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në vendit tonë dhe i adresoi ambasadorit një sërë pyetjesh si: procesin e integrimit dhe investimet japoneze në Shqipëri, pjesëmarrjen e sportistëve shqiptarë në Lojerat Olimpike etj.
The Ambassador of the Republic of Albania in Japan, H.E. Mr. Gjergj Teneqexhiu and Mr.Shigeru Ishige, Member of the Tokyo Metropolitan Assembly Headquarters for the Promotion of the Olympic and Paralympic Games exchanged views on the 2020 Tokyo Olympics and Paralympic Games.