Në vijim të inisiativës për kooperim midis vendeve te Ballkanit Perëndimor, Zyra e Kabinetit qeveritar Japonez, mbajti seminarin me titull: Workshop on Public and Private Seminar on Disaster Risk Reduction, në këtë seminar ishte i ftuar edhe Ambasadori i RSH-së në Tokio, z.Gjergj Teneqexhiu.
Pala shqiptare u përfaqësua nga z.Erind Bejko, Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Objekteve në Bashkëpronësi, Bashkia Tiranë.
Seminari synon forcimin e bashkëpunimit midis sektorit Publik dhe atij Privat në vendet e Ballkanit Perëndimor, në fushën e Reduktimit të Riskut të Fatkeqësive Natyrore, kujtojmë këtu se Japonia paraqet një shembull unik në botë se si institucionet qendrore dhe ato lokale mund të punojnë së bashku në rast të katastrofe natyrore.
Nga ana tjetër, sektori Publik bashkëpunon ngushtë me sektorin Privat në mënyrë që, sapo të dallohen shenjat e para të një katastrofe natyrore, kompanitë private mund ti vijnë në ndihmë qeverisë duke përdorur kapacitetet njerezore dhe teknologjike.
Under the auspices of the Western Balkans Cooperation Initiative, the Cabinet Office will have a delegation and hold Public and Private Seminar on Disaster Risk Reduction on February 17, 2020.
The seminar aims at strengthening cooperation between the countries in the field of Disaster Risk Reduction. His Excellency, Mr.Gjergj Teneqexhiu was invited at this seminar.