Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Japoni, z.Teneqexhiu mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Zoti Kono me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Perandorit Akihito. Në këtë pritje morën pjesë drejtuesit kryesor të MPJ-së japoneze, trupi diplomatik i akredituar në Tokio, deputetë etj.Gjatë pritjes z.Teneqexhiu zhvilloi një takim të shkurtër me ministrin z.Taro Kono. Ambasadori e cilesoi celjen e ambasades japoneze ne Tirane si nje moment historik ne marredheniet midis dy vendeve. Me tej,z.Teneqexhiu pati një takim edhe me Zv.ministrin për Parlamentin, anëtarin e Dhomës së Këshilltarëve z.Iwao Horii.Gjithashtu zoti Teneqexhiu, pati takim dhe bisedoi me z.Kawai Katsuyuki, Këshilltarin për Cështjet e Jashtme, të Partisë Liberal Demokrate të z.Shinzo Abe.