Pas takimit të Dhjetorit 2019 midis Ambasadorit të RSH-së në Tokio,z.Gjergj Teneqexhiu dhe znj.Yasuyo Sato,Presidente e Organizatës Ndërkombëtare të Shkëmbimeve Kulturore (IEO),në Shkurt 2020 u konkretizua aktiviteti i përbashkët i bamirësisë, për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit 2019.
Në këtë eventi luajti në violin muzikantja, znj.Arisa Ikeda dhe morën pjesë miq të mirë të ambasadës si dhe bashkëatdhetarë të komunitetit në Tokio.
Z.Teneqexhiu falenderoi përzemërsisht znj.Sato për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të ftuarit gjithashtu për ndihmesën financiare që i lehtëson sadopak vuajtjen të prekurve nga tërmeti.
Thank you very much again, Mrs. Sato Yasuyo, President of I.E.O for the fruitful cooperation on the charity event for the Victims of the Earthquake in Albania.