Më datë 16.01.2018, Kryetarja e Bashkisë së Tokios, znj.Yuriko Koike,dha një pritje në ambientet e Sheraton Hotel, me temë “ Tokyo Ambassador's Night ”,ku mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Japoni, z.Gjergj Teneqexhiu me Zonjën. Ambasadori pati një takim të shkurtër me Kryebashkiaken , mbi zhvillimin e Lojrave Olimpike dhe ato Paralimpike ,të cilat do të mbahen në Tokio,në vitin 2020.Një tjetër tematik qe edhe shkëmbimi i përvojave si dhe realizimi i formave të ndryshme të bashkëpunimit në më shumë nivele.