Takimi me përfaqësues të Urdhrit të Kontabilistëve të Rajonit Campagna

Në vijim të konferencës "Mundësitë për bizneset italiane në Shqipëri" që organizuam majin e kaluar në Napoli, në bashkëpunim me Ordine dei Dottori Commercialisti e degli Esperti Contabili të Rajonit Campania dhe IACB - Italia Albania Business Council, më 12 korrik 2024 patëm kënaqësinë të mirëpresim në takim në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë Romë disa nga përfaqësuesit si Francesco Corbello, Umberto Pagano dhe Stela Gazheli.
 
Gjatë takimit u diskutua për organizimin e takimeve dhe seminareve të ardhshme në Itali dhe Shqipëri, me përfshirjen e institucioneve dhe përfaqësuesve ekonomikë dhe tregtarë nga Italia. Një tjetër hap përpara për të forcuar lidhjet mes realitetit tonë ekonomik dhe tregtar, si dhe për të krijuar mundësi të reja për kompanitë italiane për investime në Shqipëri.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 344 495 1075

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00