Prezantimi i librit “Gruaja Arbëreshe: dje, sot dhe nesër…. mes të shenjtës dhe profanes"

Ambasadorja Anila Bitri Lani mori pjesë në prezantimin e librit “Gruaja Arbëreshe: dje, sot dhe nesër…. mes të shenjtës dhe profanes" të Emilia Blaiotta, Lucrezia Lindia, Flavia D'agostino dhe Lucia Martino, i cili është përzgjedhur për Çmimin Bancarella Anno 2025, i cili zhvillohet në Pontremoli, "Qytet i Librit".

Nën patronazhin e Shoqatës Kulturore Vorea të Frasnitës, vëllimi u prezantua në Senatin e Republikës Italiane. Së bashku me autorët, morën pjesë edhe Prof. Lucia Martino dhe Prof. Emilia Blaiotta, folës të shquar me famë kombëtare dhe ndërkombëtare vlerësuan këtë vëllim kaq të veçantë dhe tepër aktual, i cili gjurmon rolin e gruas arbëreshe në shoqëri, një grua që shikon drejt të ardhmes si bartëse e kulturës dhe traditës.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Bitri Lani, vlerësoi rolin e veçantë gruas, motrës, nenës arbëreshe ndër shekuj, duke çmuar dedikimin e saj në transmetimin e traditave dhe zakoneve brezave pasardhës, një vlerë e shtuar, e vlerësuar dhe e çmuar në kulturën vendeve tona.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 344 495 1075

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00