Përmbyllet vizita dyditore e punës e Ministrit Hasani në Romë

Gjatë vizitës së tij, Ministri Hasani mori pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me homologët e tij nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Greqisë, Sllovakisë, Sllovenisë dhe Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, me ftesë dhe iniciativë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Sh.T. Z. Antonio Tajani. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të Komisionit të BE-së DG NEAR, si dhe kompani të ekselencës italiane.

 

Gjatë vizitës, Ministri Hasani zhvilloi takime pune me Kryetarin e Komisionit për Politika të Bashkimit Evropian, Senatorin Giulio Terzi di Sant'Agata, si dhe me Kryetarin Komisionit të Politikave të Bashkimit Evropian të Dhomës, Deputetin Alessandro Giglio Vigna.

 

Në qendër të bisedimeve: marrëdhëniet dypalëshe të forcuara nga shkëmbimet gjithnjë e më të shpeshta dhe të strukturuara nga partneriteti strategjik mes dy vendeve, aleatë-anëtarë të NATO-s, të cilët me angazhim të përbashkët punojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe për të përballuar së bashku sfidatat e sigurisë rajonale dhe globale.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 344 495 1075

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00