Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali për pensionet

Shqipëria dhe Italia firmosën sot (6 shkurt) marrëveshjen për njohjen reciproke të pensioneve mes dy vendeve për shtetasit shqiptarë dhe italianë. Pas firmosjes së marrëveshjes në Romë, ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar prej vitesh në Itali, por edhe italianët që punojnë në vendin tonë.
“Një moment shumë i rëndësishëm. 15 vite përpjekje shumë të rëndësishme që u firmos sot dhe  jam i lumtur për të gjithë bashkëpunimin që kemi pasur me autoritete italiane. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët dhe kontributin e tyre në Itali”, tha Hasani.
Edhe ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani tha se kjo firmë pritej prej 15 vitesh pune dhe diskutimesh mes dy palëve.
“Një marrëveshje shumë e rëndësishme që kishte rreth 15 vite që prisnim këtë firmë. Firmë që e finalizuam sot dhe garanton të drejtat e punonjësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali për pensionet. Ky vendim i përbashkët ofron për shumë persona një siguri për të ardhmen”, tha Tajani.
Me nënshkrimin e Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë do të përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj. Dy vendet kanë punuar për një kohë të gjatë për njohjen e pensioneve reciproke, ndërsa dakordësia për marrëveshjen teknike është arritur në korrik të 2022. 
Marrëveshja do i shërbejë të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali,  por edhe italianëve që punojnë në Shqipëri pasi përmes saj do të mundësohet njohja e kontributeve të tyre për efekt të pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundjet dhe barrë-lindjet, si dhe sigurimet për papunësinë. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 344 495 1075

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00