Zoti Armand Shandro është diplomat karriere i Shërbimit Diplomatik të Republikës së Shqipërisë. Aktualisht shërben si Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Stamboll. Më parë ai ka mbajtur pozicione të rëndësishme në disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare në botë, përfshirë atë si zëvendës Ambasador në Ambasadën e RSH-së në Uashington, D.C., Këshilltar në Misionin e Përhershëm të RSH-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork dhe i Ngarkuar me Punë ne Ambasadën e RSH-së në Tokio.
Ai është njohës i mirë i fushës së ligjit dhe shkencave politike. Z. Shandro është diplomuar në Drejtësi nga Universiteti i Tiranës, në Shkenca Politike nga Universiteti i Bukureshtit dhe në studimet Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Integrimin Evropian. Gjithashtu, ai ka dhënë kontribut në fushën akademike si Lektor në Universitetin e Tiranës dhe në Albanian University si edhe ka qenë anëtar i Komitetit Shqiptar të Adoptimit.
Flet rrjedhshëm anglisht, rumanisht dhe italisht.
Ai është i martuar me Manjola Karamen dhe ka dy fëmijë, Marko dhe Darla.