Të enjten, me 30.07.2015, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, Ambasadori z. Dashnor Dervishi, mirepriti ne takim perfaqesuesit e Komunitetit shqiptar ne Greqi.
Pjesëmarrja e këtij komuniteti u përfaqësua nga Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, Federata e shoqatës së shqiptarëve në Korinth, shoqata “Vëllazërimi”, organizata “Reforma Reale”, shoqata e “Lushnjes”, shoqata e “Korçës”, shoqata “Studenti”, “Lunxhëria”, “Labëria”, “Përmeti”, “Punëtore”, “Vatra Labe”, etj.
Ne këtë takim, u shkembyen mendime mbi ceshtje te problematikes së jetës së perditshme, me te cilat perballet ky komunitet si dhe u diskutua cështja e riatdhesimit e nje perqindjeje te rendesishme te Shqiptarëve në atdhe, si pasojë të krizës së madhe ekonomike që vitet e fundit Greqia po përjeton.