I nderuar lexues,
Mirësevini në faqen zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Brazilia.
Në këtë website do të gjeni informacion mbi Shqipërinë, marrëdhëniet me Brazilian dhe aktivitetet tona.
Pas disa vitesh pune në Tiranë dhe Madrid, kthehem në Amerikën Latine, këtë herë në Brazil vendin më të madh të Amerikës Latine, ku ndodhet Ambasada e vetme shqiptare në këtë rajon.
Shqipëria dhe Brazili janë vende miq, ata vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1961. Ambasadat e dy vendeve në Brazilia dhe Tiranë, të hapura në vitin 2009, janë dëshmia e synimeve të përbashkëta për çuarjen më tej të marrëdhënieve tona jo vetëm në fushën politike. Shkëmbimi ekonomik, tregëtar, bujqësia, kultura dhe arti, janë disa nga fushat e këtij bashkëpunimi. Këto janë dhe objektvat tanë themelorë.
Nga ana tjetër, Seksioni Konsullor i Ambasadës sonë me ndihmën dhe të Konsullatave të Nderit në Brazil dhe Amerikën e Jugut, kemi përgjegjësinë e ndihmës konsullore të qytetarëve shqiptarë në këtë rajon. Po ashtu tek ne mund të drejtohen edhe qytetarët brazilianë dhe amerikanojugorë që kanë nevojë për procedura të ndryshme konsullore.
Unë falenderoj vizitën tuaj dhe shpresoj që në informacionet e faqes tonë web të gjeni përgjigjet e konsultave tuaja. Në rast se do të doni më shumë informacion, mund të na shkruani në postën elektronike të Ambasadës: embassy.brasilia@mfa.gov.al
Në fund ju ftoj të na ndiqni gjithashtu në Twitter dhe Facebook të Ambasadës së Shqipërisë në Brazil.
Faleminderit!