Në 553-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Konsullaten e Përgjitshme në Bari vendoset busti i tij.
Vepra është dhuratë e skulptorit Albert Metasani, punuar posaçërisht për Konsullatën në Bari.
Përkujtojmë sot me respekt udhëheqësin e parë të shtetit shqiptar, qëndrestarin heroik të mbrojtjes së vendit dhe vlerave evropiane, heroin legjendar të kombit. Figura e tij është shenjtëruar në simbol dhe element të identitetit kombëtar. Ai do të kujtohet gjithnjë si simbol i luftës për liri dhe model i përbashkimit të shqiptarëve!
"Kembanat mbreme kumbonin zi
per tere brigjet se heroi vdiq
dhe ja neper altare u shuan qirinjet
veç drita e vatres ndriçoi shtepite,
ne enderr e pane ate trimi dhe vasha
dhe pleqte dhe te gjithe luftetaret,
te gjithe ishin bere mosperfilles
ndaj tokes se mbjelle me peme dhe henes.
Medet! Nga dheu s’ngrihej me ai.
Ne fushim vetem çadra e tij mungon.
Po pse valle kur dielli u shua
ne mal vajtuan se kishin humbur rrugen,
per ne shtepi ne token e erresuar
dhe vete dielli mbeti pa vajtim?"Jeronim de Rada