Diten e enjte,dt 21 korrik,Konsulli I Pergjithshem,prof.Arjan Vasjari u prit ne Pallatin e Presidences se Rajonit te Puglia-s,nga Presidenti i Rajonit te Puglia-s, Michele Emiliano. “Raportet me Shqiperine dhe shqiptaret pervecse te thella e te sinqerta, jane te nje natyre krejt autentike sepse nuk jane produkt i ndonje edukimi apo orientimi.Jane raporte qe nuk i jane referuar ndonje aryseje te vecante por, kane buruar nga intuita kolektive e shpirtit pugliez.Me kujtohet nje episod-vijoi Presidenti Emilano-i fundviteve 80,kur rregjimi ne vendin tuaj ishte ne grahmat e tij te fundit.Ne nje event sportiv me pjesmarrjen e disa shteteve ne stadiumin San Paolo te stermbushur,vetem dy skuadra elektrizuan ne menyre te pabesueshme publikun e pranishem:Italia dhe Shqiperia e cila asokohe njihej vetem si nje njesi gjeografike qe ishte vetem 70 km larg nesh por,vetem kaq.Me emocionon edhe sot ai moment”. Per Presidentin Emiliano “Shqiperia me progresin e saj perben nje nga vendet me interesante qofte ne kendveshtrimin ekonomik ashtu dhe ne ate kulturor e social”.
Konsulli I Pergjithshem i tha Presidentit Emiliano se “Ne cdo fillim takimi qe ka ne fokus historine e shkuar dhe moderne te raporteve mes nesh,te duket sikur i kemi thene te gjitha por,ne fakt ti zbulon se,marredheniet mes nesh jane speciale,pikerisht sepse gjithmone e ne cdo rast ne kemi dicka per te ndare bashke.Eshte frymezuese dhe emocionuese kjo.Eshte shume e vertete-vijoi Konsulli i Pergjithshem-qe marredhenia mes nesh eshte autentike ,sepse eshte intuitive.Kjo marredhenie eshte shume me teper se nje marredhenie klasike mes vendesh apo mes shtetesh. Eshte marredhenie mes njerezish,mes dy popujsh te cilet,per fat te madh,gjeografia,historia dhe natyra mikpritese i ka vendosur bri njeri tjetrit.”
Projektet mes nesh,vleresuan te dy bashkebiseduesit,jane shume te rendesishem per te dyja brigjet por,qe te avancojne duhet te mposhtin rrezikun asfiksues te burokracive tona por,edhe ato te BE.Projektet e telemjekesise,ato universitare,projektimi i aeroportit te Foggia-s jo vetem si nje aeroport civil por, edhe nje baze operative e mbrojtjes civile italiane qe do te nderhynte ne rastet e fatkeqesive ne Shqiperi dhe rajon,projekti i ujesjellesit Shqiperi-Puglia kerkojne seriozitet dhe konsistence institucionale per t’u shnderruar ne vepra konkrete.
Me pas Konsulli i Pergjithshem i tha Presidentit te Puglia-s se, “kemi hyre ne nje faze historike te marredhenieve mes nesh e cila kerkon shume vemendje dhe perkushtim njekohesisht.Shqiperia normale qe kemi ndertuar,me gjithe veshtiresite qe ka cdo demokraci qe rritet, ka bere qe te jemi deshmitare te nje udhetimi ,tashme ne krah te kundert nga ai qe kemi pare keto dekada.Ka shume ndermarrje italiane ne Shqiperi,shume fluturime drejt Tiranes, ne Durres,Vlore vijne per turizem shume italiane.Por,shume italiane nuk perkthehet domosdoshmerisht si shume Itali.Ne kemi nevoje per shume Itali.Kjo nenkupton nevojen per ta kapilarizuar pranine e Italise jo vetem ne metropolin apo dy-tre qytetet kryesore te Shqiperise por,edhe ne territore dhe komunitete, gjeografikisht,periferike.Kjo shtrirje jo vetem do mbushe zbrazetite e rrezikshme por,do te ndihmoje ne konservimin e identitetit europian te shqiptareve dhe do te ndertoje referenca kulturore te drejtperdrejta dhe civilizim europian te cilat ,Italia i mbart si pak te tjere.Shqiptaret jane te gatshem ta mirepresin kete prani,Italia duhet te jete e gatshme ta konceptoje si nje mision dhe ta programoje ne terma afatgjate kete prani”.