Konsulli I Pergjithshem prof.Arjan Vasjari u takua me Prefekten e Brindisit dr.Carollina Bellantoni si
dhe me Kryetarin e Bashkise se ketij qyteti Riccardo Rossi. Bashkebiseduesit nenvizuan historine e
shkelqyer te marredhenieve mes dy vendeve dhe perspektiven e tyre.Konsulli i Pergjithshem kujtoi
kontributin dhe rolin esencial ne konsolidimin e ketyre marredhenieve te shqiptareve qe zgjodhen
Italine si atdheun e tyre te dyte.Qofte Prefektja Bellantoni,qofte Kryetari i Bashkise vleresuan
talentin e qytetareve shqiptare dhe kapacitetin e tyre per t’u integruar ne shoqerine italiane duke
pranuar kodet e saj por,edhe duke konservuar identitetin e tyre.
Konsulli i Pergjithshem theksoi me te dy bashkebiseduesit se,”natyra e shkelqyer e marredhenieve
tona nuk duhet te ngelet si nje formule kortezie qe e permendim sa here qe takohemi me njeri-
tjetrin por, duhet konkretizuar ne thellim marredheniesh.Ky thellim,sigurisht qe lidhet me ceshtjet e
medha politike apo ekonomike mes dy vendeve por,spektri i tij duhet te zgjerohet edhe ne ato
ceshtje qe i konsiderojme paradoksalisht te vogla por qe kane nje impakt te thelle ne njohjen dhe
integrimin mes nesh. Edhe ne realitete lokale si Brindisi,egzistojne hapsira te shumta kooperimi qe
burojne psh, nga Programi Interreg Itali-Shqiperi e qe mund te perfshijne realitete te ngjashme
lokale ne Shqiperi. Sigurisht qe Shqiperia e sotme nuk ka lidhje me Shqiperine e para dy apo tre
dekadave dhe kjo imponon nje rikonceptim te nevojave te saj por,edhe nje kuptim te ri te zgjerimit
dhe thellimit te raporteve mes dy shoqerive tona”.