Sot më 6 tetor 2020, në Konsullatën e Përgjithshmë në Bari patëm kënaqësinë dhe nderin e pritjes për një vizite kortezie, Komandantin Provincial të Guardia di Finanza të Barit, Gjeneral Brigade Roberto Pennoni.
Komandanti Pennoni drejton përvec ushtarakëve të Guardia di Finanza të Provincës së Barit si polici ekonomike e financiare ashtu edhe repartet e Guardia di Finanza që operojnë në portin dhe aeroporin e Barit. Duke kujtuar dhe theksuar bashkëpunimin e nivelit të lartë me Oficerin e Kontaktit dhe Konsullatën e Përgjithshme te Republikës së Shqipërisë në Bari, ai shprehu urimet më tësinqerta dhe të mirëseardhjes te znj. Mburimi dhe në të njëjtën kohë rinovoi gatishmërinë e trupës së ushtarakëve të Guardia di Finanza që ai drejton për të vijuar këtë bashkëpunim të frytshëm si me Oficerin e Kontaktit në Bari Kryekomisar Dr. Artur Beu, ashtu edhe me Konsullatën. Nga ana e tyre Konsullja e Përgjithshme dhe Oficeri i Kontaktit siguruan Gjeneralin Pennoni për angazhimin maksimal në dobi të rritjes së sigurisë së qytetarëvë shqiptarë e italianë, për një bashkëjetesë dinjitoze në përputhje me ligjin dhe një shembull te shkëlqyer të integrimit.
Kontakt :
Tel: +39 0808976960
Per emergjenca cel: 0039/ 3447466318