Zëvëndësministri për Europën dhe Punët e Jashtme z. Agron Tare i shoqëruar nga Konsullja e Përgjithshne ne Bari znj. Gentiana Mburimi, u prit në takim nga Prefektja e Barit Znj. Antonia Bellomo. Temat e diskutimit u përqëndruan në marrëdheniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona e në vecanti me Rajonin e Puglias. Z. Tare falenderoi për bashkëpunimin mes institucioneve të Prefekturës së Barit dhe Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndihmën e dhënë ndaj qytetareve shqiptarë ndër vite. Ai përfitoi nga rasti për të informuar për shtimin e shërbimeve konsullore pranë Konsullatës, siç është ai i aplikimit për dokumenta biometrike, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm jetën e tyre.
Znj. Bellomo vleresoi lart bashkëpunimin institucional si dhe komunitetin shqitar që jeton në këtë rajon si një komunitet mjaft të integruar të cilët kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme në jetën e vendit.
Ndër temat e diskutimit ishte edhe shkëmbimi i studenteve, mjaft studentë italiane kryesisht nga Rajoni i Puglias studiojnë në universitetet shqiptare, e po kështu edhe numri i bizneseve italiane ne Shqipëri vjen gjithnjë e në rritje.
Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu edhe mbi agjendën dypalëshe të aktiviteteve që do të realizohen mbi 30 vjetorin e mbërritjes së anijes Vlora në brigjet e Barit.