Takim i Konsulles se Pergjithshme me Kryetarin e Bashkise se Barit

Konsullja e Pergjithshme znj. Gentiana Mburimi u prit ne takim nga Kryetari i Bashkise se Barit z. Antonio Decaro.

Marredheniet e shkelqyera ndermjet dy vendeve dhe intensifikimi i metejshem i bashkepunimit në fushën e ekonomisë, arsimit, kultures dhe turizmit ishin temat kryesore te bisedes.

Kryetari i Bashkise Decaro kujtoi ndjenjat e miqësisë dhe vëllazërisë që lidhin Barin me Tokën e Shqiponjave.

Qyteti i Barit ka nje marreveshje binjakezimi me Qytetin e Durrësit e ne kete kuader u mor angazhimi per forcimin e metejshem te bashkepunimit edhe ne kete drejtim.

Znj. Mburimi falenderoi z. Decaro per mbeshtetjen ndaj komunitetit shqiptar ne rajonin e Puglias, si dhe bashkepunimin e deritanishem, dhe u angazhua ne ndjekjen e projekteve te perbashketa.

Në këtë drejtim, u diskutua edhe mbi organizimin e aktivitete gjate vitit 2021 me rastin e tridhjetë vjetorit të mbërritjes së anijes Vlora ne brigjet e Barit, një ngjarje që shënoi historinë e emigracionit botëror në gjysmën e dytë të shekullit XX dhe që pa qytetarët e Barit të angazhuar në një provë të jashtëzakonshme solidariteti.

Ne takim mori pjese konsullja Monika Zguro si dhe Shefi i Kabinetit te Kryetarit te Bashkise Vito Leccese.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel/ Fax

Nr. cel: 0039/0808976960

Nr. i emergjencës: 0039/ 3477824384

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

Për komunikim me qytetarët: konsullore.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00