Takim i Konsulles së Përgjithshme me Presidentin e Autoritetit Portual

Konsullja e Përgjithshme Gentiana Mburimi zhvilloi një takim me Presidentin e Autoritetit Portual Prof. Ugo Patroni Griffi. Ne takim ndër të tjera u diskutua per vijimin e punës për përmirësimin e mjediseve të portit të Barit dhe Brindizit si dy hyrjet kryesore për udhëtarët nga Shqipëria, e po kështu si pjesë e rëndësishme e ekonomisë së dy vendeve tona. Pas pak ditësh, në Portin e Barit do të ketë një pikë kalimi të re në mbërritjen e trageteve, e cila do të përmirësojë ndjeshëm gjendjen aktuale të hyrje-daljeve të mjeteve. Ne takim moren pjese Oficeri i Kontaktit si dhe Sekretari i Pergjithshem i Autoritetit Portual.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel/ Fax

Nr. cel: 0039/0808976960

Nr. i emergjencës: 0039/ 3477824384

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

Për komunikim me qytetarët: konsullore.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00