Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe e Sportit e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme dhe Konsullatën e Përgjthshme shqiptare në Bari, ka akorduar për fëmijët shqiptarë, që duan të mësojnë gjuhën shqipe dhe që jetojnë në rajonin që mbulon kjo Konsullatë, 170 tekste të mësimit të gjuhës shqipe.Kjo nismë është pjesë e një fushate të zgjeruar që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për fëmijët shqiptarë të diasporës, që nuk kanë mundësinë e mësimit të gjuhës shqipe në vendet ku jetojnë.Në vijim të kërkesave të paraqitura pranë nesh, Konsullata e Përgjithshme në Bari ka mundur të sigurojë 170 tekstet e para, që do të shkojnë për dy projektet e dy Shoqatave shqiptare “Luigj Gurakuqi” me qendër në Bari dhe “Arbëria” me qendër në Martina Franca. Të cilat kanë projektuar hapjen e shkollave të mësimit të gjuhës shqipe ne Komunat Noicattaro, Altamura, Molfetta dhe Martina Franca.Shumë shpejt do të organizohet shpërndarja e librave për vogëlushët shqiptarë.Me këtë rast, i ftojmë shoqatat e shqiptarëve që jetojnë në rajonin e jugut të Italisë, që të na kontaktojnë e të paraqesin gjithashtu projektet e tyre për t’u mundësuar pajisjen me tekstet e mësimit të gjuhës shqipe.
Kontakt :
Tel: +39 0808976960
Per emergjenca cel: 0039/ 3447466318