Në këtë kuadër dhe për të nderuar këtë përvjetor kaq të rëndësishëm që ka shënuar historinë, Fondacioni Migrantes në bashkëpunim me Institutin Apulian për Historinë e Antifashizmit dhe Italisë Bashkëkohore dhe Shoqatën Shqiponjat e Mëndafshta te Barit organizuan një event i cili u zhvillua në dy ditë radhazi, më 23 dhe 24 korrik.
Më 23 korrik në Bazilikën San Nicola u mbajt nje Meshë ne Kujdesin Pastoral të Katolikëve Shqiptarë në Itali, kremtuar nga Don Elia Matija, Koordinator Kombëtar i Kujdesit Pastoral të Katolikëve Shqiptarë në Itali. Ndërsa më 24 korrik u mbajt Konferenca me titull “Shpresat e anijes së ëmbël – 30 vjet më vonë”, në Kalanë Sant’Antonio Abate, Bari, moderuar nga Carlo Gentile – RAI, i cili drejtoi tregimin dhe përvojat e drejtpërdrejta te një sere folësish të zgjedhur si protagonistë kryesorë.
Moren pjese Don Gianni De Robertis, Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit Migrantes, si dhe krijuesi i kësaj iniciative. Prof. Vito Antonio Leuzzi, Drejtor i Institutit Apulian për Historinë e Antifashizmit dhe Italisë Bashkëkohore. Eva Meksi – dëshmitare e drejtpërdrejtë teksa mbërriti në Itali me anijen “Vlora”. Livio Muçi, themeluesi i shtëpisë botuese “Besa”. Rando Devole, sociolog, gazetar, ekspert i emigracionit. Motër Roza, anëtare e komunitetit shqiptar në Bari. Përshëndetjet zyrtare u bene nga përfaqësues institucionalë : Znj. Antonia Bellomo Prefekte, Mgr. Giuseppe Satriano Arqipeshkvi i Bari-Bitontos, Znj. Ines Pierucci Këshilltarja për Kulturë e Bashkisë së Barit, Znj. Gentiana Mburimi Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari dhe Z. Giuseppe Dalfino i biri i ish Kryetarit të Bashkisë Dalfino.
Pas-konferences mbremja vazhdoi me shfaqjen “Eksodi – Migrimi është një e drejtë njerëzore”, një vepër transdisiplinare specifike për vendin që kujton eksodet dhe zbarkimin e migrantëve të të gjitha kohërave që ndërthurin artin, muzikën dhe fjalën.
Konceptimi i projektit sheh së bashku një artist, Nikola Genco, një muzikant, Redi Hasa dhe dy gazetarë e autorë, Giorgia Salicandro dhe Luigi Taccone.