140 fëmijë fillojnë mësimin e gjuhës shqipe në rajonin e Puglias, në kuadër të projektve të dy shoqatave mjaft aktive shqiptare "Luigj Gurakuqi" dhe“Arbëria”. Gjatë kësaj jave u bë dhe shpërndarja e 170 teksteve të gjuhës shqipe.
Konkretisht në Bari, në KomunatNoicattaro, Altamura, Molfetta dhe në Komunën Martina Franca janë gati katër klasa ku vogëlushëve shqiptarë iu krijua mundësia të mësojnë gjuhën shqipe.
Këto projekte u mundësuan falë bashkëpunimit me Komunat respektive italiane për vënien në dispozicion të ambjenteve të klasave dhe Ministrisё sё Arsimit dhe Kulturёs të cilat mundësuan pajisjen me tekstet shqipe.
I ftojmë të gjitha shoqatat italo-shqiptare apo të interesuarit e tjerë që të kontaktojnë me Konsullatën shqiptare në Bari dhe të paraqesin projektet e tyre për të mundësuar pajisjen gjithashtu me tekstet e gjuhës shqipe, pasi Konsullata shqiptare ne Bari është gatshme të mbledhë kërkesat tuaja për t’ia paraqitur ato Ministrisë së Arsimit në Tiranë për mundësimin me librat.