Të Porsalindurit në Itali
Të porsalindurit duhet të regjistrohen ne zyren e gjendjes civile perkatese ne Shqiperi.
Për regjistrimin e të miturit:duhet te terhiqet çertifikata e lindjes e te miturit, me atesi e memesi, ne komunen italiane dhe te legalizohet nga prefektura perkatese me vulen APOSTILLE. Kjo çertifikate perkthehet dhe me pas duhet t’i dergohet nje familiari ne Shqiperi, i cili e depoziton ne zyren e gjendjes civile perkatese.
Ky dokument ka afat perdorimi nje muaj nga dita e vendosjes se vules se legalizimit, prandaj duhet te dergohet menjehere ne Zyrat e Gjendjes Civile.
Në rast se i mituri do të udhëtojë në atdhe së bashku me prindrit, para se te shkoje ne Shqiperi, duhet te kete leje qendrimi italiane te vlefshme dhe te pajiset me Leje Kalimileshuar nga zyra konsullore. Per t’u rikthyer ne Itali duhet te paraqitet me pasaporte sepse Leja e Kalimit vlen vetem per te hyre ne territorin shqiptar.
Leje Kalimi
Leja e Kalimit eshte nje dokument udhetimi nderkombetar qe zevendeson provisorisht pasaporten dhe i lejon mbajtesit te saj te udhetoje per ne shtetin e tij per t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshem. Ka nje vlefshmeri prej 6 (gjashte) muajsh dhe mundeson vetem hyrjen ne Shqiperi, per te dale serish nga kufinjte shqiptare çdo shtetas duhet te pajiset me pasaporte te vlefshme. Te porsalindurit, nese nuk kane pasaporte, duhet te pajisen me leje kalimi prane konsullates per te dale nga territori italian dhe ne Shqiperi duhet te pajisen me pasaporte te re biometrike per t’u rikthyer ne Itali.
- Per shtetasit nen moshen 16 vjec nevojitet:
1. pasaporta e skaduar ose nje certifikate lindjeje me atesi e memesi (e legalizuar nga prefektura ); 3. 2 foto te te miturit.
- Per shtetasit mbi 16 vjec nevojitet:
1. prania e te interesuarit me pasaporten e skaduar ose me nje certifikate lindje (e legalizuar ne prefekture nese eshte e leshuar nga autoritete shqiptare) e shoqeruar nga nje dokument me foto, ose me karten shqiptare te identitetit apo me patenten shqiptare ne formatin kard;
Pagesa e sherbimit eshte 30,00 (tridhjete) euro.
Vërtetimi Konsullor
Kur ndodh te kete mosperputhje anagrafike midis dokumentave te ndryshem shqiptare apo italiane, Konsullata leshon nje vertetim mbi identitetin fizik te shtetasit shqiptar duke saktesuar gjeneralitetet e tij korrekte.
Ky dokument i kerkohet shtetasve shqiptare kryesisht kur duhet te fitojne nenshtetesine Italiane (psh. Per mbiemrin e bashkeshortes pas martese, per vendin e sakte te lindjes, etj).
Per te leshuar kete vertetim eshte e nevojshme qe te dergohen: - çertifikate lindje shqiptare e legalizuar ne prefekturen perkatese ne Shqiperi (vlefshmeri 3 muaj) dokumenti ku paraqitet gabimi, pasaporta dhe karta e identitetit biometrike shqiptare, etj;
Per vertetim mbi mbiemrin e bashkeshortes pas martese eshte e nevojshme te dergohet edhe çertificata shqiptare e marteses e legalizuar ne prefekturen perkatese ne Shqiperi (vlefshmeri 3 muaj).
Per vertetim mbi mbiemrin e shtetasit te rimarre pas divorcit eshte e nevojshme te dergohet edhe vendimi origjinal i divorcit legalizuar nga prefektura perkatese.
Sherbimi per kete vertetim kushton 30,00 (tridhjete) euro
Çertifikate Identiteti
Çertifikata konsullore e identitetit eshte nje dokument identifikimi qe permban te gjitha gjeneralitetet e te interesuarit dhe kerkohet nga Kuesturat per rinovimin e lejes se qendrimitkur shtetasi shqiptar nuk ka pasaporte te vlefshme. Per leshimin e ketij dokumenti, eshte e nevojshme te dergohen ne konsullate:
2. kopje e pasaportes ose e nje dokumenti me foto (vetem per shtetasit mbi 16 vjec) 3. kopje e pasaportes se prinderve (per shtetasit nen 16 vjec) 4. nje foto pasaporte Çertifikata e identitetit kerkohet per nxjerrjen e lejes se qendrimit te te sapolindurve nga disa kuestura.
Sherbimi per kete çeritifikate eshte 30,00 (tridhjete) euro.
Vlefshmeria e Certifikatave
- Çertifikatat e leshuara nga institucione shqiptare kane nje vlefshmeri prej 3 muajsh qe nga data e leshimit. Keto dokumenta, qe te pranohen nga Konsullata, duhet te jene te legalizuara nga prefektura perkatese ne Shqiperi ose nga Ministria e Puneve te Jashtme te Shqiperise.
Legalizimet
Në datën 26 maj 2011 ka hyre në fuqi ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë Konventa Ndërkombëtare e Hagës për Heqjen e Leglizimit të Dokumentave të Huaja. Duke filluar nga kjo datë të gjitha dokumentat zyrtare që merren pranë autoriteteve përkatëse italiane për t'u përdorur në Shqipëri duhet të legalizohen me vulen "APOSTILLE" pranë zyrave të legalizimit të prefekturave dhe të prokurorive italiane dhe jo me ne Konsullaten shqiptare. Nese eshte e nevojshme dokumentat ne fjale mund të përkthehen:
Për çdo sqarim të mëtejshëm zyrat tona konsullore mbeten në dispozicion.
Sherbimet ne fushen noteriale
Llojet e dokumenteve që lëshohen në Përfaqësi: Në bazë të legjislacionit shqiptar, funksionari konsullor në Përfaqësitë e R. SH. jashtë vendit, plotëson kërkesat e shtetasve të tij, edhe për veprime të fushës noteriale, të tilla si:
Ligji ka lejuar, përgatitjen nga konsujt, vetëm të prokurave të thjeshta që nënkupton redaktimin e prokurave që japin tagra përfaqësimi për veprime të thjeshta administrative, të cilat nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave dhe detyrimeve të pronësisë të të përfaqësuarit.
Prokura
Prane zyrave tona konsullore mund te kryhen procedurat per autorizimin e nje personi te trete ne kryerjen e veprimeve per llogari te te interesuarit.
Per nje prokure per terheqje dokumentash te ndryshme prane institucioneve ne Shqiperi, eshte e nevojshme qe i interesuari te paraqitet ne Konsullate i pajisur me pasaporten origjinale dhe me numrin e pasaportes se personit qe do ta perfaqesoje.
Per nje prokure per terheqje pensioni eshte e nevojshme qe i interesuari te paraqitet ne Konsullate i pajisur me pasaporten origjinale, librezen e pensionit dhe me numrin e pasaportes se personit qe do ta perfaqesoje.
K u j d e s!!!
Prokura per shitblerjen e pasurive te tundshme apo te patundshme nuk mund te behet ne Konsullate. Kjo lloj prokure duhet te behet prane nje noteri dhe me pas te legalizohet ne Gjykaten perkatese.
Prokura per autorizimin e avokatit per te perfaqesuar ne nje proces prane gjykatave nuk mund te behet ne Konsullate.Kjo lloj prokure duhet te behet prane nje noteri dhe me pas te legalizohet ne Gjykaten perkatese.
Sherbimi per Prokuren kushton 20,00 (njezet) euro
Martesat
Si merret leja e martesës në konsullaten shqiptare. (Nulla Osta al matrimonio)
Për të lidhur martesë në Itali, shtetasit shqiptar i nevojitet Konfirmimit apo leja për Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio) i lëshuar nga zyrat konsullore.
Në këtë mënyrë, procedura e lëshimit të Lejes ka dy faza. E para: shpallja për lidhje martese në Shqipëri dhe tërheqja e certifikatave nga bashkia/komuna, dhe e dyta: sjellja e certifikatave në Konsullatë dhe tërheqja aty e Lejes për lidhje martese.
Lidhje martese mes dy shtetasve shqiptarë
I.Te dy shtetasit shqiptare qe do te martohen duhet te kerkojne shpalljen per lidhje martese mes tyre ne njesite bashkiake apo komunat ku ata jane te regjistruar ne Shqiperi.
II.Pas 11 ditesh do te terheqin nga nje certifikate lindje ne emer te secilit dhe nga nje certifikate per lidhje martese (e cila permban te dhenat e te te dyve dhe konfirmohet qe nuk ka asnje pengese ligjore qe keta te lidhin martese).
III.Çertifikatat e terhequra duhet te legalizohen ne Prefekturen perkatese ne Shqiperi.
IV. Çertifikatat shqiptare sillen ne Konsullaten shqiptare per te terhequr Lejen per martese (Nulla Osta).
Ne rast se, njeri prej shtetasve e ka te pamundur te shkoje vete ne Shqiperi për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, mund te delegoje permes nje prokure te bere ne Konsullate bashkeshortin e ardhshem, duke u paraqitur me dokumentat e identifikimit te te dyve.
Ne rast se, asnje prej dy shtetasve shqiptare qe do te lidhin martese nuk mundet te shkoje ne Shqiperi, për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, atehere qe te dy duhet te delegojne nje person te trete, permes nje prokure te bere ne Konsullate, duke u paraqitur te dy me dokumenta identifikues (karta identiteti shqiptare ose pasaporta) dhe me te dhenat e personit te trete (emer, mbiemer, vendlindje, ditelindje dhe nr. pasaporte ose Karte Identiteti).
Nëse bashkëshortët e ardhshëm janë të ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës.
Kur çifti të ketë në dorë certifikatat e marra në Shqipëri, shkon me to në konsullatë për të tërhequr Lejen për Lidhje martese, e cila para se të çohet në komunë duhet të legalizohet në prefekturën përkatëse ne Itali (brenda rrethit te juridiksionit te Konsullates).(Shiko ne rubriken Kontakte: Rrethi i juridiksionit i Konsullates Shqiptare ne Bari) .
Lidhje martese mes një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi italian
I.Shtetasi italian duhet të terheqe certifikatën e lindjes me atësi e mëmësi dhe certifikatën e shumëfishtë (cumulative/contestuale), në të cilën të përfshihen rezidenca, shtetësia dhe gjendja civile, e percaktuar nese beqar, i/e divorcuar apo i/e ve. Të dyja certifikatat duhet të jenë të legalizuara me vulën "Apostille" nga prefektura përkatëse italiane.
II.Çertifikatat e bashkeshortit italian dërgohen në Shqiperi, ne Zyren e Gjendjes Civile te Bashkise/ Komunes ku eshte i regjistruar shtetasi shqiptar dhe kerkohet shpallja per lidhje martese dhe terhiqet nje certifikate lindje ne emer te shtetasit shqiptar dhe nje certifikate per lidhje martese, (e cila permban te dhenat e te te dyve dhe konfirmohet qe nuk ka asnje pengese ligjore qe keta te lidhin martese).
III.Çertifikatat e terhequra duhet te legalizohen ne Prefekturen perkatese ne Shqiperi.
IV.Çertifikatat shqiptare sillen ne Konsullaten shqiptare per te terhequr Lejen e Marteses (Nulla Osta).
Nëse shtetasi shqiptar që do të martohet është i ndarë, nevojitet edhe akti i divorcit i lëshuar nga Gjykata që ka marrë vendimin e zgjidhjes së martesës.
Ne rast se njeri prej shtetasve e ka te pamundur te shkoje vete ne Shqiperi për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, mund te delegoje permes nje prokure te bere ne Konsullate bashkeshortin e ardhshem, duke u paraqitur me dokumentat e identifikimit te te dyve.
Ne rast se asnje prej bashkeshorteve te ardhshem qe do te lidhin martese nuk do te shkoje ne Shqiperi, për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, atehere qe te dy duhet te delegojne nje person te trete, permes nje prokure te bere ne Konsullate, duke u paraqitur te dy me dokumenta identifikues (karta identiteti shqiptare ose pasaporta, karte identiteti italiane per shtetasin italian) dhe me te dhenat e personit te trete (emer, mbiemer, vendlindje, ditelindje dhe nr. Pasaporte ose Karte Identiteti).
Kur çifti të ketë në dorë certifikatat e marra në Shqipëri, shkon me to në konsullatë për të tërhequr Lejen për Lidhje martese, e cila para se të çohet në komunë duhet të legalizohet në prefekturën përkatëse ne Itali (brenda rrethit te juridiksionit te Konsullates).(Shiko ne rubriken Kontakte: Rrethi i juridiksionit i Konsullates Shqiptare ne Bari) .
Lidhje martese mes një shtetasi shqiptar dhe një shtetasi të huaj (jo italian).
I. Shtetasi i huaj (jo italian) duhet të terheqe Konfirmimin per Lidhje Martese (Nulla Osta al Matrimonio), si dhe nje çertifikate lindje me atesi dhe memesi te leshuar nga konsullata e shtetit te tij ne Itali, dy dokumentat duhet te jene legalizuar me vulen "APOSTILLE" nga prefektura perkatese ne Itali.
II. Dergohen dokumentat ne Shqiperi dhe kerkohet shpallja per lidhje martese dhe terhiqet nje certifikate lindje ne emer te shtetasit shqiptar dhe nje certifikate per lidhje martese, (e cila permban te dhenat e te te dyve dhe konfirmohet qe nuk ka asnje pengese ligjore qe keta te lidhin martese).
III. Certifikatat e terhequra duhet te legalizohen ne Prefekturen perkatese ne Shqiperi.
IV. Certifikatat shqiptare sillen ne Konsullaten shqiptare per te terhequr Lejen e Marteses (Nulla Osta).
Ne rast se, njeri prej shtetasve e ka te pamundur te shkoje vete ne Shqiperi për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, mund te delegoje permes nje prokure te bere ne Konsullate bashkeshortin e ardhshem, duke u paraqitur me dokumentat e identifikimit te te dyve.
Ne rast se, asnje prej bashkeshorteve te ardhshem qe do te lidhin martese nuk do te shkoje ne Shqiperi, për të bërë shpalljet e lidhjes së martesës në Shqipëri dhe tërheqjen e certifikatave të duhura, atehere qe te dy duhet te delegojne nje person te trete, permes nje prokure te bere ne Konsullate, duke u paraqitur te dy me dokumenta identifikuese.
Kur çifti të ketë në dorë certifikatat e marra në Shqipëri, shkon me to në konsullatë për të tërhequr Lejen për Lidhje martese, e cila para se të çohet në komunë duhet të legalizohet në prefekturën përkatëse ne Itali (brenda rrethit te juridiksionit te Konsullates).(Shiko ne rubriken Kontakte: Rrethi i juridiksionit i Konsullates Shqiptare ne Bari) .
Lidhje martese ne Shqiperi midis nje shtetasi italian e nje shqiptar
Shtetasi italian duhet te te terheqe certifikaten e tij te lindjes me atesi e memesi dhe certifikaten cumulative (ku perfshihen rezidenca, nenshtetesia dhe gjendja civile). Te dy certifikatat duhet te legalizohen me vulen "APOSTILLE" nga prefektura perkatese italiane. Pasi keto certifikata te legalizohen shtetasi italian mund te shkoje ne Shqiperi per te ndjekur proceduren per lidhjen e marteses.
Per information me te detajuar mund te konsultoni edhe faqen e Ambasades Italiane ne Shqiperi http://www.ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana në rubriken Servizi consolari / Stato civile / Matrimonio.
Regjistrimi i marteses ne Shqiperi Regjistrimi i marteses ne zyren e gjendjes civile mund te behet duke legalizuar certifikaten e marteses me vulen "APOSTILLE" nga prefektura perkatese ne Itali.Kjo certifikate duhet te depozitohet me pas per rregjistrim ne zyren e gjendjes civile ne Shqiperi ne te cilen eshte i rregjistruar shtetasi shqiptar.
Nulla Osta per transportin e te ndjerit.
Konfirmimi (Nulla Osta)per transportimin e trupit te te ndjerit ne Shqiperi mund te leshohet vetem per shtetasit shqiptare. Ky dokument nevojitet vetem per riatdhesimin e kufomes. Kjo procedure kryhet kryeshisht nga agjencite funerale.
Per leshimin e Konfirmimit (Nulla Osta) eshte e nevojshme qe t’i dergohen zyres konsullore dokumentat e meposhtme nepermjet numrit te faksit te konsullates.
· pasaporta e te vdekurit, faqja e pare ku jane te dhenat
· çertifikata e vdekjes
· çertifikata e leshuar nga U.S.L.
· Vertetimi i pageses 30,00 € te derdhur ne llogarine e konsullates.
· Numri i faksit ku duhet te dergohet konfirmimi (Nulla Osta) nga Konsullata.
Per regjistrimin e vdekjes ne zyren e gjendjes civile ne Shqiperiduhet te legalizohet me vule Apostille certifikata e vdekjes ne prefekturen perkatese ne Itali. Kjo certifikate duhet te depozitohet me pas per rregjistrim ne zyren e gjendjes civile ne Shqiperi ku ka qene i regjistruar i vdekuri.
Konvertimi i Patentes
Marrëveshja për konvertimin e patentave shqiptare në Itali ka ardhur në fuqi në 15 gusht 2009. Ajo është e vlefshme për pesë vjet, pra deri më 15 gusht 2014.
Për të konvertuar një patentë shqiptare, para së gjithash, duhet treguar që ajo është marrë në Shqipëri para vendosjes së rezidencës në Itali dhe se kërkuesi i konvertimit të patentës ka një dokument qëndrimi në Itali, leje apo kartë qëndrimi, të vlefshëm.
Duke iu referuar "Circolare del Ministero dei Trasporti Italiano del 29/10/2009", saktesohet si ne vijim:
Per patentat e vjetra ne formatin Karton.
Certifikata e autenticitetit (perfshire edhe perkthimin) do te jete e detyrueshme vetem per patentat ne format cartoni. Kjo certifikate nuk mund te leshohet nga Konsullata, por vetem nga Ministria Shqiptare e Transportit e me pas duhet legalizuar me vulen "APOSTILLE" nga Ministria e Puneve te Jashtme ne Shqiperi.
Per patentat e reja ne formatin Kard (te plastifikuar).
Nuk do te kerkohet certifikata e autenticitetit, me perjashtim te rasteve ku ka dyshime mbi autenticitetin e patentes, por do te jete i nevojshem vetem perkthimi. Verifikimi i autenticitetit te patentave shqiptare do te behet nga zyrat e Motorizimit Civil sipas Vertetimit te Vlefshmerise parashikuar nga marreveshja.
Shenim: Shtetasit shqiptare qe kane kaluar 4 vite rezidence ne Itali duhet te japin nje provim verifikues ne baze te direktivave te zyrave te Motorizimit Civil.
Procedura dhe dokumentet e nevojshme për konvertimin
Kërkesa e konvertimit duhet bërë pranë një zyre provinciale të motorizimit civil, ku terhiqet lista e dokumentaciot qe nevojitet per te bere konvertimin.
Ne konsullate mund te kryehet vetem perkthimi i patentes shqiptare.
TARIFAT PER SHERBIMET
|