Mbrëmja Gala dhe ndarja e "Shqiponjave të Arta" të mirënjohjes për personalitete të spikatura dhe shoqata të diasporës shqiptare përmbylli Samitin e parë të Diasporës që u zhvillua në #Tiranë nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit Edi Rama.
Faleminderit për pjesëmarrjen të gjithë atyre që erdhen nga 40 shtete të botës dhe ndan ide e pikëpamje me ne se si mund të përmirësojmë ndërveprimin mes nesh.
Kontributi i shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut është i pazëvendësueshëm. Ne jemi të vendosur të hapim një kapitull të ri me shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut, për t'i bërë pjesë të zhvillimeve transformuese në Shqipëri.