MBI PROJEKTIN KOMBETARE TE BINJAKEZIMIT TE GJITHE KOMUNAVE ARBERESH ME BASHKITE E REPUBLIKES SE SHQIPERISE

Konsulli I Pergjithshem prof.Arjan Vasjari,vizitoi keto dite dy komunat arbereshe te Puglia-s,Chieuti dhe Casalvecchio di Puglia.Ne takimet institucionale me kryetaret e ketyre komunave,Konsulli I Pergjithshem I informoi keta te fundit mbi projektin kombetar te qeverise se Shqiperise per te binjakezuar te gjitha komunat arbereshe qe gjenden ne Republiken e Italise me Bashkite e Republikes se Shqiperise. “Ky projekt historik I qeverise se Shqiperise synon te institucionalizoje ne nivelin me te larte marredheniet vellazerore mes komunitetit arberesh dhe atdheut te te pareve te tyre.Ky eshte jo vetem nje detyrim qe buron nga Kushtetuta e Republikes sone por,eshte mbi te gjitha nje detyrim shpirteror dhe moral qe ne kemi ndaj arberesheve si deshmia me elokuente e rrenjeve tona te thella europiane. Forcimi I ketyre marredhenieve ka gjithe permbajtjen per t’u konsideruar edhe si forcim I metejshem I marredhenieve,sakaq te shkelqyera,mes Shqiperise dhe Italise”-tha Konsulli I Pergjithshem.
Kryetaret e Bashkive e priten me mjaft entuziazem kete projekt historik. “Ka qene nje nevoje e perhershme qe marredheniet mes nesh te mos ishin te copezuara apo individualizuara por,te merrnin trajten e nje marredhenie mes shtetit te te pareve tane dhe botes arbereshe”-nenvizuan perfaqesuesit politik te ketyre komuniteteve.
Ne takimet e zhvilluara u perfshine edhe veprimtare arberesh dhe nga Shqiperia qe jetojne e punojne ne keto komuna.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel/ Fax

Nr. cel: 0039/0808976960

Nr. i emergjencës: 0039/ 3477824384

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

Për komunikim me qytetarët: konsullore.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00