Dje përmes një konference shtypi në mjediset e Rajonit të Puglia-s, startoi Programi “Puglia-Albania, Joint for Future-Tirana European Youth Capital 2022”. Programi është vijim i Memorandum of Understanding mes Rajonit të Puglia-s dhe Bashkisë së Tiranës firmosur pak kohë më parë. Programi përfshin një seri iniciativash të ndërmarra nga Rajoni i Puglia-si bashkëshoqëruese e Tiranës në këtë vit mjaft të rëndësishëm për kurrikulën dhe të ardhmen e saj. Iniciativat përfaqësojnë një rrugëtim kulturor i cili fokusohet vecanërisht në fushat e ekonomisë krijuese, rinisë dhe potencialeve të saj në botën e punes.
Në ndërhyrjen e tij, Konsulli i Përgjithshëm Arjan Vasjari pasi vlerësoi rolin e posaçëm të Presidentit të Rajonit të Puglia-s Michele Emiliano, një mik i vecantë i Shqipërisë, nënvizoi se, “…këtu ne ndjehemi në shtëpi dhe si të shtëpisë e kjo thotë gjithçka sa i përket marrëdhënieve tona. Ndërkaq, ky moment promovues e tejkalon didaskalinë “Tirana Kryeqyteti i Rinisë per 2022”. Kjo është një prej provave, mes shumë të tillave që konsakrojnë jo thjeshtë Tiranën por, Shqipërinë, në gjithë dimensionin e saj, si një realitet që rritet dhe ndryshon pozitivisht. Programi që starton sot vendos në qendër industrinë kulturore, mjaft të rëndësishme për mirëqenien shpirtërore të cdo shoqërie të emancipuar”.