Diten e marte,nje nga shtepite botuese me te njohura ne Itali, Laterza ,ne bashkepunim me Fakultetin e Shkencave Politike te Universitetit te Barit promovuan kolanen “Prima della fine”-Le relazioni italiano-albanesi nella fase conclusiva della Guerra fredda,me autor Paolo Rago. E organizuar ne tre tekste,vepra trajton marredheniet italo-shqiptare ne periudhen pas prishjes se marredhenieve te Shqiperise me Kinen (1978) e deri ne fund te Luftes se Ftohte. Pas botimit ne 2017 dhe 2019 te pjeses se pare dhe te dyte,kjo eshte pjesa e fundit e nje trilogjie historike mbi marredheniet italo-shqiptare pergjate Luftes se Ftohte.Diapazoni dhe thellesia e trajtimit,materialet arkivore te zbuluara per here te pare,objektiviteti shkencor ne vezhgimin historik e bejne kete trilogji,vepren me te kompletuar ne trajtimin e marredhenieve mes dy vendeve tona gjate nje faze historike dramatike per Shqiperine.
Ne nderhyrjen e tij Konsulli i Pergjithshem prof.Arjan Vasjari tha se, “megjithe ashpersine e diktatures dhe paranojat e saj mbi armiqte,Italia dhe Shqiperia nuk jane ndjere kurre armike mes tyre. Edhe vete diktatura e Hoxhes ne autarkine e saj absurde,duke e kuptuar me gjase edhe sentimentin e forte proitalian te shqiptareve,e konceptonte Italine si nje nje mundesi bashkepunimi dhe ure te vecante komunikimi me Perendimin.Konsulli i Pergjithshem kujtoi se,vete Hoxha dhe ish Kryeministri i qeverise komuniste Shehu, qysh ne Kongresin e VII te PPSH-se ne 1976 do te deklaronin “…Do te vijojme te ndjekim politiken e fqinjesise se mire me Italine.Duam te zhvillojme marredheniet miqesore me Italine.Kjo buron prej ndjenjave te popullit tone ndaj Italise dhe italianet dhe politikanet e saj duhet te shikojne me realizem sepse miqesia me Shqiperine eshte shume e rendesishme edhe per Italine…”.Ne perfundim Konsulli i Pergjithshem tha se “..eshte pikerisht kjo histori e panderprere afeksioni mes dy popujve tane qe shpjegon faktin se,pse ketu ne Itali,e posacerisht ne Puglia, eshte kaq e zakonshme te gjendesh i rrethuar nga njerez qe e duan Shqiperine dhe pse ne Shqiperi eshte gjeja me normale te degjosh se Italia eshte vendi me i dashur per Shqiptaret”.