KONSULLI I PERGJITHSHEM TAKON KRYETARIN E BASHKISE SE QYTETIT TE BARIT

Ditën e premte Konsulli I Përgjithshem, prof. Arjan Vasjari zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së Barit z. Antonio Decaro. Pandemia në agresivitetin dhe periudhën e gjatë që goditi të dy vendet, sigurisht që ndikoi edhe në një lloj impasi në marrëdheniet mes nesh. Por, njëherazi ajo tregoi thellësine e miqësise dhe solidaritetin historik që lidhin Shqipërinë dhe Italinë.

Dalja nga ky dyvjecar dramatik sigurisht do të reflektojë edhe një rikthim në nivelet e shkëlqyera dhe intensive ku tradicionalisht kanë qenë raportet mes dy vendeve dhe popujve tanë. Historia, gjeografia dhe afeksioni për njëri-tjetrin dhe vlerat europiane janë komponentë të qartë që garantojnë rrugëtimin e njejtë dhe suksesin e tij. Italia do të vijoj të jetë porta jonë e hapur për shtepinë europiane, Shqipëria do të vijoj të jetë për Italinë porta e hapur e mirënjohjes së përjetshme dhe e mikut besnik dhe serioz. Ky është dhe do të vijoj të jetë moduli i përbashkët mbi të cilin funksionon marrëdhënia mes nesh.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel/ Fax

Nr. cel: 0039/0808976960

Nr. i emergjencës: 0039/ 3477824384

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

Për komunikim me qytetarët: konsullore.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00