KONSULLI I PERGJITHSHEM TAKON KOMANDANTIN E GUARDIA DI FINANZA TE RAJONIT TE PUGLIA-S

Ditën e mërkurë , dt. 27 prill, Konsulli i Përgjithshëm, prof. Arjan Vasjari, u prit në një takim nga Komandanti i Guardia di Finanza i Rajonit të Puglia-s, Gjeneral Francesco Mattano. Konsulli i Përgjithshëm e falenderoi Komandantin Mattano për asistencën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme  profesionale, logjistike dhe materiale që Guardia di Finanza i ka dhënë  autoriteteve ligjzbatuese shqiptare që prej vitit 1997 në luftën ndaj fenomeneve kriminale të trafikut të qënieve njerëzore, armëve dhe drogës.

Nga ana e tij, Gjeneral Mattano vlerësoi progresin real të Shqipërisë në këtë luftë që, sipas tij ,“është permanente dhe nuk mund të kemi iluzionin që fitohet lehtë. Progresi i Shqipërisë është i prekshëm dhe kooperimi me autoritet shqiptare është i shkëlqyer”-vijoi ai. “Dua te cmitizoj idenë e “krimit shqiptar”.Ky krim pa dyshim që egziston por, qasja racionale është qasja ndaj tij si një fenomen rajonal që involvon jo vetëm Shqipërinë por edhe rajonin, përfshire edhe Italinë”.

Në vijim të bisedës, Konsulli i Përgjithshëm rikonfirmoi përcaktimin e qartë dhe vullnetin e plotë të autoriteteve shqiptare, që përtej cdo retorike nihiliste, është verifikuar dhe vlerësuar pa asnjë ekuivok nga të gjitha misionet ndërkombetare të asistencës në Shqipëri dhe, posacërisht, nga berthama e Guardia di Finanza qe n’a asiston në terren.

“Kam një sensibilitet të vecantë ndaj Shqipërise për arsye që lidhen me historinë e familjes së nënës sime. Familja e saj është nga trungu i heroit tuaj kombëtar, Skenderbeut”- tha Gjeneral Mattano në përmbyllje të takimit.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel/ Fax

Nr. cel: 0039/0808976960

Nr. i emergjencës: 0039/ 3477824384

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

Për komunikim me qytetarët: konsullore.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00