KONSULLI I PERGJITHSHEM, PROF. ARJAN VASJARI U TAKUA ME PREFEKTEN E BARIT, ANTONIA BELLOMO DHE KUESTORIN E POLICISE SE BARIT, GISEPPE BISOGNO.

1- Ne takimin me prefekten Bellomo, pasi u nenvizua rendesia strategjike e marredhenieve mes Shqiperise dhe Italise, u theksua se, ne kete moment te daljes nga pandemia lind nevoja per te ristartuar ne nje nivel, cilesisht te ri, raportet mes Shqiperise dhe Rajonit te Puglias, dhe kryeqendres se ketij rajoni, Barit, si pika kryesore e shkembimit te mallrave dhe njerezve mes dy vendeve. Konsulli Vasjari i kerkoi prefektes Bellomo mbeshtetjen e saj per kete stad te ri cilesor ku duhet te shkojme ne marredheniet mes nesh. I thashe zonjes Bellomo se, “Puglia dhe kryeqendra e saj , Bari, jane esenciale jo vetem per shkak te gjeografise dhe historise sone por, edhe per te ardhmen e marredhenieve tona. Mjaftojne dy fakte per t’a perligjur kete: 1-modernizimi i Portit te Barit ka ndikuar ne thjeshtimin dhe shpejtesine e perpunimit te mallrave dhe kontrollin e pasagjereve qe vijne nga brigjet tona; 2- marredheniet ekonomike mes rajonit te Puglias dhe Shqiperise jane me te artikuluarat krahasuar me te gjitha rajonet e tjera italiane. Jane mbi 60 projekte ne evoluim mes Shqiperise dhe Puglia-s. Shqiperia eshte nder partneret e pare ekonomik me Puglia-n dhe ky ndershkembim ekonomik shkon ne rreth 471 milion euro”.

2- Ne takimin me Kuestorin e Barit Giuseppe Bisogno bashkebiseduesit u dakordesuan per nevojen e thellimit te bashkepunimit ne luften kunder fenomeneve kriminale. Bari dhe Durresi jane portat e shkembimit te mallrave dhe njerezve por,edhe portat me vulnerabel nga depertimi i krimit. Konsulli Vasjari I tha Kuestorit Bisogno se, “prej pandemise po dalim te gjithe dhe afermendsh, prej saj po del edhe krimi i cili keto dy vjete e gjysem ka qene ne letargji por, tani eshte zgjuar. Perpjekja e tij per te rekuperuar kohen e humbur duhet te shoqerohet edhe nga perpjekja jone per te thelluar bashkepunimin, shkembimin e informacioneve dhe ashpersine kunder tij”. Konsulli i Pergjithshem e siguroi Kuestorin Bisogno per vendosmerine e autoriteteve ligjzbatuese shqiptare per te mos lejuar qe portet tona te shnderrohen ne porta komode per krimin. Kuestori Bisogno konfirmoi se, bashkepunimi mes dy policive tona eshte shume i mire dhe mund te thellohet. “Eshte nje lufte,qe do te vijoj perhere,mes ligjit dhe krimit. Ai persoset dhe kjo imponon qe persosja jone,e bashkepunimit tone duhet te jete edhe me e madhe”.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel/ Fax

Nr. cel: 0039/0808976960

Nr. i emergjencës: 0039/ 3477824384

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

Për komunikim me qytetarët: konsullore.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00