Zhvillohet në Tiranë Samiti i Diasporës

Në data 18 – 20 nëntor 2016 u zhvillua në Tiranë Samiti i Diasporës shqiptare.
Kjo veprimtari, e para e llojit të saj në Shqipëri, mblodhi në kryeqytetin shqiptar përfaqësues të diasporës shqiptare nga mbi 40 shtete të botës. Komuniteti shqiptar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përfaqësua në këtë veprimtari nga mbi 100 shqiptaro-amerikanë të cilët morën pjesë aktive në panelet e ndryshme të organizuara gjatë samitit dhe ndanë me të pranishmit përvojat e tyre, duke i shtuar vlerat kësaj veprimtarie.
Gjatë tri ditëve të punimeve të Samitit, të pranishmit patën mundësinë të merrnin pjesë aktive në tetë panelet e organizuara, të cilat trajtuan tema që varionin nga roli i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit, tek kultura, gjuha, organizmi i diasporës dhe përmirësimi i shërbimeve që i ofrohen asaj, etj.
Samiti i Diasporës u përmbyll me ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Shqiponja e artë”, e cila iu akordua personave dhe shoqatave shqiptare në botë me kontribut të veçantë. Ky çmim iu dha, ndër të tjerëve, dhe disa përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në SHBA, përkatësisht z. Bruno Selimaj, shoqatës “Motrat Qirjazi dhe z. Mark Gjonaj.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00