"Xhiroja e botës nëpërmjet ambasadave" kalon përmes Shqipërisë

Prej 9 vitesh ambasadat e akredituara në kryeqytetin e SHBA-së, në kuadër të Passport DC (muaj që celebron jetën diplomatike në Uashington), hapin dyert e tyre për publikun e gjerë. Një nga veprimtritw më të suksesshme që zhvillohen gjatë muajit të Passport DC është “Xhiroja e botës përmes Abasadave”, gjatë të cilws Ambasada të shumë vendeve hapin dyert për publikun e gjerë. Në edicionin e saj të nëntë, “Xhiroja e botës përmes ambasadave” për herë të parë kaloi dhe nëpërmjet Shqipërisë.
 
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington hapi dyert e saj në ora 10:00 të ditës së shtunë dhe qëndroi e hapur për publikun për 6 orë, gjatë të cilave mbi 9 000 uashingtonas, por jo vetëm, vizituan Ambasadën tonë. Gjatë kësaj veprimtarie, vizitorët patën mundësi të shihnin një ekspozitë për burimet turistike të vendit (fotografi, video, broshura),  të njiheshin me kulturën e vendit nëpërmjet një ekspozimi mbi kostumet popullore dhe duke u bërë pjesë e këngëve dhe valleve popullore, si dhe u njohën me një pjesë të traditës kulinare të vendit nëpërmjet shijimit të mezeve të vogla (qofte, djathë, ullinj) dhe pijes tradicionale shqiptare, rakisë. Për të bërë të mundur organizimin e këtij aktiviteti, përveç burimeve të veta njerëzore dhe financiare, ambasada u mbështet dhe në ndihmën e komunitetit i cili kontribuoi me vullnetarë, raki, këngë e valle. Potenciali i turizmit shqiptar, larmia e kostumeve popullore, dhe pak nga shija e ushqimit tradicional zgjuan një interes të jashtëzakonshëm për vizitorët, të cilët largoheshin me refrenin “Shqipëria është në listën e vendeve që dua të vizitoj”. Vallet shqiptare apo shprehje si "gëzuar" dhe "mirëdita" i mësuan shumë prej tyre.
 

Në mbështetje të punës së ambasadës u gjendën anëtarët e komunitetit shqiptar në Uashington dhe Filadelfia, dhe një numër vullnetarësh që na ndihmuan për ta bërë këtë ditë edhe më të bukur e të suksesshme.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00