Vizite ne Qendren Kultutore ne Dallas

Ffilluam fushatën e vizitave në #shkollat shqipe dhe shpërndarjen e librave me #Dallasin, ku së bashku me Komunitetin Shqiptarë atje, përuruam Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane.
Ky Komunitet, me një vizion të qartë dhe një qëllim “kultivimin dhe ruajtjen e identitit shqiptarë” me përpjekje të përbashkët dhe punë serioze, tashmë posedon një Qendër dinjitoze ku do të mësohet gjuha shqipe, historia, gjeografia dhe kultura shqiptare, për brezat e rinj të këtij komuniteti.
Ishte kënaqësi e veçantë të shihje një Interes kaq të madh për regjistrimin në shkollë të nxënësve, që deri më tani kishte arritur në 80 fëmijë dhe kjo falë punës dhe përkushtimit të Drejtuesve, Bordit dhe Mësuesve të Qendrës.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Luli-Faber falënderoi drejtuesit për investimin e vyer në realizimin e këtij projekti tepër funksional. Një qëndër Kulturore është një investim për fëmijët e sotshëm dhe për brezat e së ardhmes. Ndër të tjera, Ambasadorja shprehu vlerësimet dhe mirënjohjen për vizionin e qartë dhe afatgjatë kundrejt të ardhmes së përbashkët të Komunitetit me një koncept gjithëpërfshirës ku bëjnë pjesë biznesi, të rinjtë profesionistë, roli i pazëvendësueshëm i grave dhe edukatorët e brezit të ardhshëm.
Gjjthashtu, Ambasadorja ftoi të gjithë prindërit të vijojnë të regjistrojnë fëmijët e tyre dhe të kultivojnë tek fëmijët krenarinë e identitetit kombëtar dhe i uroi suksese nxënësve në këtë vit shkollor.
Aktiviteti vijoi me bashkëbisedime me të pranishmit dhe me një tur në ambjentet e shkollës ku gjithcka kishte “ngjyrë shqiptare”. Të gjithë duhet të japim kontributin tonë, ndaj Ambasada furnizoi shkollën me tekste shkollore, një kontribut modest për këtë shkollë, por me mjaft vlerë që ndihmon fillimin e menjëhershëm të mësimit.
Urime Albanian American Cultural Center of Texas in Texas. Një shembull i asaj çfarë mund të arrihet nga një pune vizionare dhe me përkushtim.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00