Vizitë pune në Palo Alto

Ambasadorja Faber zhvilloi një vizitë në Silicon Valley, Kaliforni. Silicon Valley është qendra globale për teknologjinë e lartë të informacionit, inovacionin si edhe median sociale. Ajo zhvilloi fillimisht takime me zv/Menaxheren e Qytetit Palo Alto, Michelle Poché Flaherty dhe ekipin e saj dhe Presidenten e Dhomës së Tregtisë së Palo Alto-s, znj. Judy Kleinberg. Gjatë takimeve u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë amerikane të cilat operojnë në Palo Alto, mbi mundësitë që ofron Shqipëria me ekspertë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe u dakortësua për të identifikuar këto mundësi dhe zhvilluar bashkëpunime në të ardhmen. Gjatë takimeve u diskutuan dhe u ndanë ide se si mund të marrim eksperiencën e vlefshme nga Palo Alto përsa i përket shërbimeve dhe programit të qëndrueshmërisë dhe strategjisë së zhvilluar të "green city”, një pjesë të së cilës tashmë e zhvillon dhe Bashkia Tiranë me projekte të ngjashme.
 
Takimi me këshilltarin e Ambasadorit të Teknologjisë së Danimarkës në Palo Alto, z. Jens Jorge Madsen, prezantoi një dimension unik të Tech Diplomacy i vetmi Ambasador në botë për teknologjinë e informacionit. Në këtë takim tejet interesant u diskutua mbi diplomacionë Tech, nevojën për dialog dhe komunikim midis qeverive dhe kompanive shumëkombëshe në fushën e IT-së. Ideja e një përfaqësuesi të tillë duket se po përqafohet shpejt nga një numër shtetesh.
 
Një darkë e shtruar nga Këshilli Amerikan Hebre, me praninë e Konsullit te Izraelit në San Francisco, z. Shlomi Kofman, ofroi një bisedë mjaft të ngrohtë mbi historinë e lidhjeve mes dy vendeve tona. Ka shumë mundësi bashkëpunimi me këtë organizatë me mjaft influencë në rrethet e biznesit dhe ato politike dhe vlerësohet dëshira e tyre për bashkëpunim. Hebrenjtë asnjëhere nuk e harrojnë mbështetjen e popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Drejtuesja e AJC Kalifornia Veriore, zj. Serena Eisenberg u kujdes për një vizitë në Universitetin Stanford, që i dha një tablo të plotë zhvillimeve në Silicon Valley. Pikërisht ky Univerisitet është baza ku çdo gjë ka filluar Silicon Valley. Studentët e talentuar të universitetit u mbështetën financiarisht nga Universiteti dhe vetë pedagogët dhe shpikjet e tyre mundën të sjellin produkte dhe programe kompjuterike të cilat tashmë kanë marrë shtrirje botërore. Qëndra Kërkimore e Universitetit vijon të jetë baza e zhvillimeve teknologjike në këtë rajon.
 
Takimi tejet i veçantë ishte ai me Profesionistët Shqiptarë që japin kontributin e tyre në fushën e teknologjisë në këtë rajon, Arben Hamitaj dhe Ori Hoxha. Në takim u diskutua mbi mënyrat direkte dhe indirekte të transferimit të potencialit të zhvillimeve teknologjike në Shqipëri. E fokusuar në rritjen e mundësive të zhvillimit ekonomik Shqipëri si dhe në rritjen e hapsirave për punësimin e të rinjëve, Ambasadorja Faber eksploroi një plan të parë të mundshëm për t’u realizuar në Shqipëri. Ajo gjithashtu ofroi gjithë mbështetjen e nevojshme për projektin që Ori fillon këtë verë për trajnimin e të rinjve shqiptarë të shkollave të mesme në bashkëpunim me Universitetin Stanford.
Ditët në Silicon Valley u mbyllën me këtë falenderim të veçantë për këtë projekt me Universitetin Stanford
Shqipëria e Hapur për Biznes

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00