Vizitë në Shtetin e Nju Xhersit

Ambasadorja Floreta Faber zhvilloi një vizitë në Shtetin e Nju Xhersit ku u takua me autoritetet respektive të këtij shteti. Ngritja e marrëdhënieve në një nivel të ri dhe nxitja e bashkëpunimit në fushat me interes reciprok ishin tematikat e diskutimit në këtë vizitë.
Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe rritjea së investimeve, Ambasadorja takoi Drejtorin e Zyrës së Tregtisë Ndërkombëtare pranë Guvernatorit të shtetit, z. David Campbell. Duke ju referuar shembullit të shkëlqyer të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës së Shtetit të Nju Xhersit, palët diskutuan për mundësitë në zgjerimin e këtij bashkëpunimi edhe në sektorin ekonomik.

Gjatë takimit Ambasadorja prezantoi sektorët prioritarë në ekonominë shqiptare. Biseda u përqëndrua në fushat me interes reciprok si edhe u fokusua rrugët për nxitjen e kompanive nga Nju Xhersi për të bashkëpunuar dhe investuar në Shqipëri.
Ambasadorja Faber zhvilloi dhe takime me përfaqësues të Universitetit Rutgers. Me drejtuesit e Shkollës së Mjekësisë Dentare të këtij Universiteti u bisedua gjërësisht mbi realizimin e një partneriteti në fushën arsimore, nëpërmjet një projekti shkëmbimesh ndërmjet tyre dhe Fakultetit të Mjekësisë Dentare në Tiranë. Palët dakordësuan mbi identifikimin e hapave të mëtejshëm që duhen ndërmarrë me qëllim realizimin e kësaj iniciative si edhe nevojën e përfshirjes së aktorëve të interesuar.
Një rast i veçantë ishte takimi me Profesoren shqiptare, Doktore e Shkencave në Matematikë në Universitetin Rutgers Znj. Fioralba Cakoni. E studjuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku për një dekadë ka dhënë dhe kontributin e saj si studiuese dhe pedagoge, ajo sot gëzon një emër dhe reputacion të veçantë në radhët e shkencëtarëve në mbarë botën. Zj. Cakoni është një shembull tjetër i kontributit të Diasporës shqiptare këtu në SHBA. Është kënaqësi të dëgjosh projektet e saj të ardhme me Fakultetin ku ajo punoi deri 20 vite me parë.
Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të shtetit të Nju Xhersit duket se do japë së shpejti rezultate konkrete.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00