
Ambasadorja Floreta Faber zhvilloi një takim në Ambasadë me z. Stephen Reena, Drejtor i Qendrës së Advokimit në Departamentin e Tregtisë si edhe me stafin që mbulon Shqipërinë në Departamentin e Tregtisë.
Ndër të tjera, Qëndra bashkërendon përpjekjet e qeverisë së SHBA-së për të advokuar në mënyrë institucionale kompanitë dhe investitorët amerikanë të cilët janë ofertues dhe pjesëmarrës në tenderat ndërkombëtarë.
Biseda u përqëndrua mbi identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Palët dakordësuan të nxisin intensifikimin e këtij bashkëpunimi me qëllim rritjen e prezencës së kompanive amerikanë në Shqipëri në fushat tona prioritare si energjia, infrastruktura, turizmi dhe agrikultura.