Takim me stafin e ri të Ambasadës se SHBA-ve në Tiranë

Rritja e bashkëpunimit me stafin e Ambasadës Amerikane në Tiranë është një nga strategjitë që ka sjellë mjaft rezultate pozitive. Diplomatët e rinj që do të shërbejnë në Ambasadën amerikane në Tiranë sot ishin ftuar për t’u prezantuar me Ambasadoren dhe stafin e Ambasadës Shqiptare në Uashington.
Biseda u përqëndrua në bashkëpunimin sa më të ngushtë të stafeve tona, për projektet e përbashkëta, me qëllimin kryesor intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ngushtë sipas fushave përkatëse, bazuar në partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve tona.
I uruam stafit të ri suksese dhe i siguruam për eksperiencën e bukur profesionale dhe personale gjatë shërbimit të tyre në Shqipëri.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00