Takim me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në DASH David J. Kostelancik.

Kënaqësi e veçantë të mirëprisnim në Ambasadë Drejtorin e sapoemëruar për Evropën Qendrore dhe Jugore, në Departamentin e Shtetit që mbulon Shqipërinë z. David J. Kostelancik.
Biseda u fokusua në vijimin e bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Drejtorisë dhe Ambasadës me qëllim implementimin e axhendës së përbashkët bazuar në Dokumentin e Parteneritetit Strategjik ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë.
Gjithashtu, palët diskutuan mbi vizitën zyrtare të Drejtorit Kostelancik në Shqipëri javën e kaluar ku u takua me përfaqësuesit më të lartë të shtetit si edhe në prioritetet dhe sfidat në vijim në kuadër të politikës së jashtme.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00