Takim i Ministrit Bushati me Sekretarin e Shtetit Kerry

Ministri i Punëve Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare Shtetet e Bashkuara Amerikës ku me 22 prill 2015 u prit një takim veçantë Departamentin e Shtetit nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. John Kerry. Palët vlerësuan marrëdhëniet  dypalëshe si një rëndësie parësore dhe strategjike, veçanërisht materializimin dhe konkretizimin e këtij partneriteti strategjik nëpërmjet “Deklaratës Përbashkët Partneritetit Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë”dokument  u nënshkrua gjatë kësaj vizite.

Gjatë takimit, Ministri Bushati falënderoi për ndihmën e vazhdueshme Shteteve Bashkuara për ta mbështetur Shqipërinë përmbushjenplotë  aspiratës saj evropiane, si dhe shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për  vijuar si partner i vendosur përkrah SHBA-së, drejtim stabilitetit, paqes e prosperitetit rajonin tonë e gjerë, si dhe  drejtim  luftës kundër terrorizmit, ekstremizmit dhunshëm dhe mbrojtjes drejtave njeriut.

Duke u ndalur bashkëpunimin dypalësh fushën ekonomike, Ministri Bushati nënvizoi masat e marra nga qeveria shqiptare për përmirësimin e klimës investimeve dhe theksoi Shqipëria mirëpret rritjen e pranisë kompanive dhe ekspertizës amerikane vend.

Sekretari amerikan i Shtetit vlerësoi rolin e Shqipërisë si një partnere e palëkundur dhe kontribuuese për sigurinë globale, një aleate të fortë dhe të vërtetë në NATO dhe një forcë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Ai shprehu mirënjohjen për kontributet e rëndësishme të Shqipërisë në misionin e NATO-s në Afganistan, në përpjekjet ndërkombëtare në Ukrainë, qëllimet humanitare dhe stabilizuese në Irak si dhe në luftën kundër kërcënimit të terrorizmit ndërkombëtar dhe luftëtarëve të huaj.

Gjithashtu, Sekretari Kerry vlerësoi përparimin e Shqipërisë në ndërtimin e demokracisë në vend dhe avancimin drejt perspektivës evropiane dhe rikonfirmoi  mbështetjen e plotë të SHBA-së për Shqipërinë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, duke inkurajuar vazhdimin e reformave, forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sekretari Kerry garantoi së SHBA-ja do të mbetet një partner dhe aleat i fortë i Shqipërisë.

Në daljen e përbashkët për shtyp të Ministrit Bushati dhe Sekretarit Kerry, Ministri Bushati u shpreh se: "Shqipëria dhe SHBA-ja janë partnerë strategjikë dhe aleatë në NATO si dhe në organizma të tjera ndërkombëtare, punojmë së bashku në Afganistan, Irak dhe në luftën kundër terrorizmit. Kriza e fundit në Evropë ka demonstruar rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor, dhe arsyeja që rajoni ynë është në paqe sot, është falë angazhimit konstant të SHBA-së. Sot në do të diskutojmë mbi forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë strategjik". 

Sekretari Kerry u shpreh se: "Shqipëria mbetet një mik shumë i fortë i SHBA-së, aleatë në NATO dhe të dyja vendet janë të angazhuara thellësisht bashkë me partnerët ndërkombëtarë në disa fronte. Partneriteti Strategjik SHBA-Shqipëri është dëshmi e interesit të përbashkët për luftën kundër terrorizmit, sigurinë në rajon, luftën kundër ISIL-it dhe iniciativave të tjera", angazhim i konfirmuar edhe në takimet që Sekretari Kerry ka pasur me Kryeministrin Rama. 

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00