Stafet drejtuese të Senatit të Kongresit Amerikan dhe Këshilli i Atlantikut vizitojnë Tiranën

Delegacioni i stafeve drejtuese të Senatit të Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut (NAC) i kryesuar nga Zv/Presidenti Ekzekutiv i NAC Damon Wilson, përfunduan një vizitë të suksesshme në Tiranë të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë ne Uashington DC.
Delegacioni kishte një axhendë tepër të pasur dhe zhvilloi një sërë takimesh me të gjithë Krerët e shtetit dhe institucionet e tjera relevante.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi kontributin e Shqipërisë në NATO; integrimin në Bashkimin Evropian; Reformën në Drejtësi; Situatën politike dhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në Rajon.
Delegacioni vlerësoi arritjet dhe inkurajoi vijimin e reformave dhe proceset integruese.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00