Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry viziton Tiranën

Më datë 14 shkurt 2016 Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry vizitoi Tiranën, ku u prit nga Presidenti Nishani, për të vazhduar më pas me agjendën e takimeve me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, Kryetarin e opzitës Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Vizita e Sekretarit Kerry vjen në një moment të veçantë të raporteve dypalëshe, duke nisur kësisoj më së miri celebrimin e 25-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Në prill të vitit të kaluar, në Uashington, mes Shqipërisë dhe SHBA-ve u nënshkrua Deklarata e Partneritetit Strategjik, e cila kurorëzon 25 vite bashkëpunimi mes dy vendeve. Gjatë takimit mes Ministrit Bushati dhe Sekretarit Kerry u diskutua mbi thellimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe, zhvillimet më të fundit në rajon, sfidat e sigurisë dhe bashkëpunimin në organizmat shumëpalëshe. Sekretari Kerry shprehu mbështetjen e pakursyer të SHBA-ve në procesin e integrimit të mëtejshëm euroatlantik dhe prosperitetin e Shqipërisë e shqiptarëve në rajon. Ai vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe shprehu mbështetjen për përmbylljen sa më të shpejtë të reformës në drejtësi, si një reformë me impakt të drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit në ekonomi. Sekretari Kerri vlerësoi lart bashkëpunimin intensiv me Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s dhe kontributin e rëndësishëm që vendi ynë jep për paqen dhe sigurinë në rajon.Ministri Bushati shprehu mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kontributin e tyre të vazhdueshëm në proceset demokratizuese, konsolidimin e shtetit ligjor, sigurisë dhe reformave shtetndërtuese në rrugëtimin tonë evropian.  

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00