Procesi i Aplikimeve për Pasaporta dhe Karta Identiteti

Siç jeni në dijeni, për shkak të situatës së COVID-19, Zyra Konsullore në New York ka qenë e mbyllur nga data 17 mars dhe është hapur me datë 21 qershor, ditë në të cilën Guvernatori i Shtetit të New York lejoi rihapjen e zyrave, në kuadër të fazës së dytë të rihapjes.

Rihapja e zyrave u lejua duke kërkuar zbatimin e të gjitha masave të parashikuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në përputhje me këto masa dhe me qëllim zbatimin rigoroz të parametrave të kërkuar nga shteti i New York për respektimin e rregullave të qendrimit, distancimit social dhe kohës së pritjes brenda ambjenteve të Zyrës Konsullore, bëjmë me dije se numri maksimal i shtetasve shqiptarë që mund të paraqiten në një ditë të caktuar dhe të marrin shërbimet në Zyrën Konsullore nuk do të kalojë shifrën prej 16 personash.

Për arsyet e mësipërme, me mirëkuptimin tuaj, Zyra Konsullore do të procedojë fillimisht me shtetasit të cilëve u është spostuar data e paracaktuar e takimit për pajisjen me pasaportë të re për shkak të pandemisë. Në vijim, Zyra Konsullore do të fillojë trajtimin e aplikimeve të reja.

Aplikimet për pasaporta dhe kartë identiteti bëhen online tek: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765 ku është e sqaruar e gjithë procedura. Zyra Konsullore ka shtuar kapacitetet dhe po punon në kapacitet maksimal, me qëllim përcaktimin brenda kohës më të shpejtë të mundshme të datave të paraqitjes së qytetarëve.

Ju lutemi vini re se kohëzgjatja e prodhimit të Pasaportës dhe Kartës së Identitetit tashmë do të kërkojë NJË AFAT 10-12 JAVË NGA DITA E PARAQITJES NË ZYRËN KONSULLORE.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së bashku me kompaninë Aleat kanë vendosur që shpërndarja e Pasaportave dhe Kartave të Identitetit të kryhet përmes shërbimit postar. Pra, qytetarët nevojitet të paraqiten pranë zyrës konsullore vetëm në momentin e aplikimit.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00