Prezantimi i Platformes SHKO

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC organizoi një mbrëmje takimi me komunitetin shqiptar me banim në DC, Merilend dhe Virxhinia, gjatë të cilës prezantoi platformën e shërbimeve konsullore online SHKO.
Kjo platformë e re, një risi e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka si qëllim të lehtësojë procedurat e shërbimeve të ofruara në konsullatat shqiptare, t’iu vijë në ndihmë shtetasve shqiptarë më banim jashtë kufijve të Shqipërisë duke mënjanuar udhëtimet e gjata dhe vizitat e shumta në zyrat konsullore, si dhe të rrisë transparencën e shërbimeve konsullore të ofruara nga shteti shqiptar.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00