Presidenti Nishani zhvillon vizitë në Çikago

Gjatë vizitës në SHBA Presidenti Nishani vizitoi dhe Çikagon. Atje ai u prit nga Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale (Chicago Council on Global Affairs), ku zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit, Ambasadorin Ivo Daadler, ish-përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.
 
Gjithashtu. z. Nishani pati një takim me drejtues dhe anëtarë tё Dhomës Amerikano-Hebreje të Ekonomisë si dhe të Federatës Hebreje e të Fondit të Bashkuar Hebre në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe me bashkatdhetarët shqiptaro-amerikanë të Çikagos në shtetin e Illinoisit.
 
Në takimin me komunitetin shqiptar të Ilinoisit Presidenti Nishani theksoi se “qëllimi kryesor i vizitës në Çikago ishte pikërisht ky takim me ta, për të parë, ndjerë dhe prekur nga afër një komunitet kaq të mrekullueshëm”.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00