Pjesëmarrja e Ambasadores Faber ne American Councils

Këshillat Amerikane/ American Councils (AC) mblodhi këtë të javë miq nga Shqipëria dhe Kosova për të promovuar Programet e Edukimit për të rinjtë. Me një prezencë në Shqipëri nga viti 2003, American Councils for International Education Albania numëron mbi 100 nxënës shqiptarë të cilët janë arsimuar nga Programi YES në SHBA. Së bashku me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit - AADF si dhe Fondacionin Biberaj, AC mundëson sjelljen e të rinjve shqiptarë në studime masteri një vjeçar në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë aktivitet mori pjesë Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Faber e cila në fjalën e saj përshëndetëse kishte një mesazh për të gjithë ata përfitues të programit që studjojnë e mësojnë në SHBA: “merrni më të mirën e mundshme nga këto programe e kur të ktheheni në Shqipëri njohuritë dhe eksperiencën e fituar ti ktheni në të mirë të vendit dhe shoqërisë tonë”.
Programet e Këshillave Amerikane janë programe unike ku pjesëmarrësit ekspolorojnë në fushën e arsimit, kulturës the politikës amerikane duke i sjellë akoma dhe më afër dy vendet tona. Ambasadoret e Shqipërisë dhe Kosovës e mbështetën këtë kauzë së bashku miq të Shqipërisë, filantropistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan në ShBA, të cilët mbështetën Ankandin e organizuar për ngritje fondesh më shërbim të kësaj kauze.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00