Pjesëmarrja e Ambasadores Faber në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës të Shteteve Amerikane (OAS)

Javën e fundit të qershorit u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Organizatës të Shteteve Amerikane (OAS). Në këtë Asamble mori pjesë për herë të parë në cilësinë e Vëzhguesit të Përhershëm dhe Shqipëria me një Delegacion të kryesuar nga Ambasadorja e akredituar në SHBA dhe OAS, Znj. Floreta Faber.
 
Gjatë sesioneve plenare të Asamblesë Ambs. Faber zhvilloi një numër takimesh me Ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të OAS si dhe me pjesëtarë të lartë të delegacioneve pjesëmarrëse me të cilët u disktuan çështje të interesit reciprok midis vendeve. Ambs. Faber në takimet e saj theksoi në mënyrë të veçantë thellimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe këtyre vendeve në fusha të ndryshme të jetës duke krijuar një bazë bashkëpunimi në aspektin ekonomik, shkencor dhe kulturor. Në këtë kontekst shihet me interes reciprok lehtësimi i regjimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë.
 
Aktiviteti u zhvillua në qytetin Medellin, Kolumbi. Në ceremoninë e Inagurimit të Punimeve të Asamblesë së 49-të në datën 26 qershor Ambasadorja Faber u takoa me Presidentin e Kolumbisë dhe Zv/Presidenten e vendit si dhe me drejtues të lartë të qeverisjes vendore dhe asaj lokale ku zhvillohej Asambleja.
 
Zgjedhja e qytetit Medellin si mikpritës i këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm si nga përmasat dhe nga pjesëmarrja i dedikohet kapaciteteve reale të infrastrukturës së qytetit dhe qeverisjes së tij për të përballuar magnitudën e një aktiviteti të tillë.
Ne vërtetë nuk ndajmë të njëjtin Kontinent me vendet e kësaj Organizate të madhe por ndajmë të njëjtat aspirata për qytetarët tanë.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00