Njoftim nga Zyra e Shtypit

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC bën me dije se ka ndjekur nga afër ngjarjet e trishtueshme të ndodhura në 24 orët e fundit në El Paso dhe Ohio dhe ka marrë kontaktet e menjëhershme me personat e kontaktit nga diaspora shqiptare në vendet respektive si edhe autoritetet përkatëse.
Nisur nga informacionet e tyre deri në këto momente, konfirmohet që fatmirësisht midis viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas shqiptarë apo shqiptaro-amerikan.
Ambasada do të vijojë të qendrojë në kontakt të ngushtë me autoritetet lokale ku kanë ndodhur ngjarjet. Me këtë rast, Ambasada shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët e viktimave të këtyre sulmeve dhe shërim sa më të shpejt për të lënduarit.

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00