Njoftim mbi fluturimin drejt Shqipërisë

Në se je qytetar shqiptar që ndodhesh momentalisht në SHBA dhe dëshiron të udhëtosh drejt Shqipërisë, ky udhëtim mund të realizohet duke u koordinuar me  procesin e riatdhesimit me Air Albania që operon nga qyteti i Frankfurtit (Gjermani), Vjena (Austri), Roma dhe Milano (Itali).
Në çdo rast ju mund të fluturoni nga SHBA drejt Europës, të qëndroni tranzit në aeroportin që keni zgjedhur, dhe më pas të merrni fluturimin e Air Albania drejt Tiranës.
Sugjerojmë që fillimisht të siguroni një vend në pjesën e dytë të fluturimit me Air Albania. Për të realizuar këtë klikoni ne linkun e mëposhtëm si edhe të ndiqni hapat e vëna në diapozicion nga kompania Air Albania dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.
https://www.airalbania.com.al/en/
Paralelisht duhet të keni koordinuar fluturimin nga SHBA drejt qytetit që keni zgjedhur, e për këtë sugjerojmë t’i drejtoheni agjensive të fluturimit/ajrore.
Për çdo paqartësi lidhur me këtë proces jeni të lutur të kontaktoni në Telefon ose Whatsap nga ora 8.00 deri në ora 18.00 numrat e vendosur në dispozicion nga Ministria e  Infrastrukturës dhe Energjisë:
‪+355 4 224 60 00
‪+355 69 80 47 619
‪+355 69 80 47 625
‪+355 69 80 47 633
Vlen të theksojmë se gjatë këtyre ditëve, shumë shtetas shqiptar në SHBA që e kanë pasur të domosdoshme largimin drejt Shqipërisë, përpara fillimit të linjave të zakonshme, kanë operuar nëpërmjet itinerarit të mësipërm dhe tashmë kanë mbërritur në Shqipëri.
Për ato që udhëtojnë, ju urojmë rrugë të mbarë!

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00