Njoftim i rëndësishëm për COVID-19

Të nderuar bashkëkombas,
Nisur nga gjëndja e emergjencës e shpallur për shkak të COVID-19, i bëjmë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë në SHBA, të respektojnë rregullat dhe masat e nxjerra nga shtetet ku ata jetojnë si edhe të zbatojnë me përpikmëri protokollin dhe këshillat për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjithashtu, këshillojmë të rrini në shtëpitë tuaja si edhe të kufizoni udhëtimet dhe lëvizjet që nuk janë të domosdoshme.
Sot, kufijtë tokësorë të Shqipërisë janë mbyllur me përjashtim të Aeroportit të Rinasit, i cili është i aksesueshëm vetëm për mbërritjen e pasagjerëve nga disa kryeqytete. Ndaj, këshillojmë që të kufizoni udhëtimet drejt Shqipërisë përveç rasteve me rëndësi të veçantë. Në rast udhëtimi në Shqipëri, lutemi kontaktimin tuaj me agjencinë e fluturimit e cila duhet të sigurojë se shteti nga i cili udhëtoni ka të drejtën për të fluturuar në Tiranë.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC dhe Zyra Konsullore në Nju Jork është në gatishmëri të plotë 24 orë për çdo pyetje apo mbështetje për shtetasit shqiptar në numrat e telefonit:
+1 347 241 4434
+1 202 758 9526
Ju urojmë të jeni të gjithë mirë dhe tregoni kujdes për veten!

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Nr e emergjences: +1 347 241 4434
+ 1 202 758 9526;

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 15:00